Borrell në vetizolim

Borrell në vetizolim

Ministri i Jashtëm i BE-së, Josep Borrell, është vendosur në vetizolim pasi një anëtar i delegacionit të BE me të cilin udhëtoi në Etiopi, doli pozitiv në testin për Coronavirus, njofton Insajderi.

“Testi im të dielën ishte negativ. Në përputhje me rregullat, unë jam në vetizolim dhe do të bëj një test tjetër”, njoftoi Borrell në Twitter.

Numri i zyrtarëve të BE-së të prekur nga vala e re e Coronavirusit po rritet. Komisioni Evropian thotë se mbi 160 punonjës të këtij institucioni u testuan pozitivë për Covid-19.

Komisionari për Zgjerim i BE-së Oliver Varhelyi është aktualisht në vetizolim pas vizitës në Ballkanin Perëndimor, pasi dikush nga përcjellësit e tij doli pozitiv në testin për COVID-19./Insajderi.com