Borrell për darkën e liderëve të Ballkanit Perëndimor: Diskutuam për sfidat me të cilat përballet rajoni

Borrell për darkën e liderëve të Ballkanit Perëndimor: Diskutuam për sfidat me të cilat përballet rajoni

“Për të folur haptas për sfidat me të cilat përballet rajoni”, ka qenë synimi darkës së përbashkët të cilën e organizon Bashkimi Evropian me liderët e Ballkanit Perëndimor, njofton Insajderi.

Mesazhin e këtij takimi e dha  organizatori i tij, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrel.

“Ne e konsideruam Ballkanin Perëndimor si një nga prioritetet e Bashkimit Evropian dhe ranë dakord për të rritur angazhimin ndaj rajonit”.

Kjo është diçka që për këdo që e kupton dinamikën e rajonit është e padiskutueshme, por ne duhet ta bëjmë atë më të theksueshme. Dhe sot në këtë darkë me gjashtë udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor do ta bëjmë më të dukshëm”, ka thënë ai.

Në këtë takim mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kjo ishte vizita e dytë e Kurtit në Bruksel prej se mori detyrën e kreut të ekzekutivit në mars të këtij viti. /Insajderi.com