Borrell: Qeveria është punë e juaja, nuk përzihemi – bëjeni dhe të rifillojmë dialogun me Serbinë

Borrell: Qeveria është punë e juaja, nuk përzihemi – bëjeni dhe të rifillojmë dialogun me Serbinë

Kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor.

Gjatë konferencës me presidentin Thaçi, Borrell ka thënë se ‘kosovarët janë njerëz të lirë që vetë vendosin fatin e vet dhe të formojnë Qeverinë vet’. Ai ka thënë se pas formimit të Qeverisë do të rifillojë dialogu me Serbinë.

“Bashkimi Evropian nuk mund të jetë i plotë pa Ballkanin Perëndimor. Për ne është i rëndësishëm stabiliteti dhe siguria, nuk mund të lejojmë që ta kemi Ballkanin të ndarë, s’mund të lejojmë që vendet të jenë të ndara nga njëra tjetra.  Kosovarët janë njerëz të lirë të vendosin për fatin e vet dhe është çështje e tyre të formojnë Qeveri e jo të bisedojnë me ne, është cështje e kosovarëve që të vendosin fatin e vet dhe të vendosin për të ardhmen e tyre. Dhe jo të vazhdojmë por të rifillojmë dialogun”, ka thënë Borrell.