
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell, do të informojë sot ministrat e jashtëm për rezultatet e vizitës së përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për vizitat e tij në Prishtinë, Beograd e Podgoricë, njofton Insajderi.
Kështu raporton mediumi serb ‘Kosovo Online’.
Vizitat e Lajçakut në rajon gjatë muajit mars do të paraqiten si pjesë e një rishikimi ministror të “çështjeve aktuale” dhe “angazhimeve të fundit të BE-së në Ballkanin Perëndimor”.
Dy pikat më të rëndësishme në agjendën e Këshillit të BE-së do të jenë marrëdhëniet me Rusinë e Turqinë. /Insajderi.com