Borrell: Vendet e Ballkanit Perëndimor janë në zemër të Evropës, e ardhmja e tyre është në BE

Borrell: Vendet e Ballkanit Perëndimor janë në zemër të Evropës, e ardhmja e tyre është në BE

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Josep Borrell, është deklaruar rreth perspektivës evropiane të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, njofton Insajderi.

Këtë adresim, Borrell e bëri para nisjes së Samitit të Liderëve të shteteve të këtij rajoni, për të cilat thotë se janë në zemër të Evropës dhe se e ardhmja e tyre është në BE.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor janë në zemër të Evropës dhe e ardhmja e tyre është në Bashkimin Evropian”, është shprehur Borrell.

“Kjo është pse angazhimi ynë ka qenë dhe mbetet i fortë. Është në interesin e përbashkët integrimi i Ballkanit Perëndimor që të përmirësohet mirëqenia e tyre, drejtësia dhe siguria. Që të përballemi me sfida të përbashkëta dhe punojmë bashkë për gjetjen e zgjidhjeve ashtu siç po bëjmë gjatë pandemisë së COVID-19”.

“Që nga fillimi i pandemisë BE e ka përkrahur Ballkanin Perëndimor si mbështetja financiare e siguruar për asistencë medicinale dhe përfshirjen e këtij rajoni në mekanizmin e prokurimit të BE-së. Tash fokusi është te rimëkëmbja duke dhënë mbështetje afatgjatë përmes Planit për Ekonomi dhe Investime të BE-së”, ka thënë tutje ai. /Insajderi.com