Derbi më i madh gjerman mes Borussia Dortmund dhe Bayern Munchen do të përballen kësaj radhe në kuadër të Superkupës së Gjermanisë, shkruan Shqip.com.
Të dy trajnerët tashmë kanë bërë përzgjedhjet e tyre për këtë ndeshje.
Trajneri i ri i Dortmundit, Marco Rose do të nis ndeshjen me formacionin 4-3-3:
Gregor Kobel, Nico Schulz, Manuel Akanji, Axel Witsel, Felix Passlack, Giovanni Reyna, Mahmoud Dahoud, Jude Bellingham, Marco Reus, Youssoufa Moukoko dhe Erling Braut Haaland janë të përzgjedhur e tij.
Nga ana tjetër, Julian Negelsmann do të nis ndeshjen me formacionin 4-2-3-1:
Manuel Neuer, Josip Stanisic, Dayot Upamecano, Niklas Sule, Alphonse Davies, Joshua Kimmich, Leon Goretzka, Kingsley Coman, Thomas Muller, Serge Gnabry dhe Robert Lewandowski janë të përzgjedhurit e tij.
Ndeshja do të zhvillohet në “Signal Iduna Park” me fillim nga ora 20:30./Insajderi.com