Borxhi publik i Kosovës rritet në 1.5 miliardë euro

Borxhi publik i Kosovës rritet në 1.5 miliardë euro

Ekonomia e Kosovës gjatë vitit 2020 ka pasur rënie prej 5.5 për qind, ndërsa borxhi publik është rritur në 1.5 miliardë euro.

Kështu ka bërë të ditur Guvernatori i Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti, derisa ka paraqitur raportin financiar për vitin 2020 në Komisionin për Buxhet, duke thënë se kjo gjendje ka ardhur për shkak të pandemisë COVID-19.

Megjithatë, sipas Mehmetit, aktiviteti ekonomik në gjysmëvitin e parë të vitit 2021, ka qenë 10.1 për qind më i lartë se viti paraprak.

Këtë raport të guvernatorit të BQK-së, anëtari i këtij komisioni nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahamani e ka quajtur të gjeneralizuar dhe pa ndonjë llogaridhënie konkrete.

“Që në ditët e para të masave kufizuese BQK është koordinuar me gjitha institucionet financiare për të siguruar marrjen e masave adekuate karshi nevojave të ekonomisë. Vështirësitë ekonomike u reflektuan edhe në sektorin fiskal. Borxhi publik ka arritur në 1.5 miliardë euro”, ka thënë Rrahmani.

Ndërsa, deputeti tjetër i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica ka akuzuar guvernatorin për nepotizëm në BQK./Insajderi.com