Bosnja dhe Hercegovina e mirëpret marrëveshjen ekonomike Kosovë-Serbisë

Bosnja dhe Hercegovina e mirëpret marrëveshjen ekonomike Kosovë-Serbisë

Ministrja e Punëve të Jashtme në Bosnje dhe Hercegovinë, Bisera Turkoviç, e ka mirëpritur nënshkrimin e marrëveshjes ekonomike të Uashingtonit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Turkoviç, tha në një intervistë për Anadolu Agency se bashkëpunimi ekonomik i vendeve në rajon mund të jetë një model për ndërtimin e marrëdhënieve më të mira dhe lidhjeve më të forta, të cilat do të kontribuojnë në ngritjen e standardit të jetesës për të gjithë qytetarët, njofton Insajderi.

“Besoj se kjo është një ditë e rëndësishme për marrëdhënie më të mira midis Serbisë dhe Kosovës dhe sinqerisht shpresoj që rezultatet e kësaj marrëveshje të sjellin një jetë më të mirë për qytetarët.

Ajo ka uruar administratën amerikane siç e ka quajtur “përpjekjet t jashtëzakonshme në përmirësimin e marrëdhënieve në rajon”.

“Urime administratës amerikane për këmbënguljen e saj, e cila ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme gjatë viteve për të përmirësuar marrëdhëniet në rajon”.

Po ashtu, ministrja e Jashtme e Bosnjës, tha se shteti saj është i përkushtuar të punojë për marrëdhënie të mira me fqinjët.

“BH është e përkushtuar dhe punon intensivisht në ndërtimin e marrëdhënieve të mira me fqinjët e saj, por edhe me të gjithë rajonin, dhe kjo është arsyeja pse ne mirëpresim sinqerisht çdo marrëveshje në këtë pjesë të Evropës, veçanërisht marrëveshjet që zgjidhin çështje ekonomike dhe ndërtojnë infrastrukturë në rajon”, tha Turkoviç. /Insajderi.com