fbpx

Bosnja dhe Hercegovina reagon pas vendimit të qeverisë së Kosovës për taksën

Bosnja dhe Hercegovina reagon pas vendimit të qeverisë së Kosovës për taksën

Pas Serbisë, edhe Bosnja dhe Hercegovina ka reaguar për vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës deri në 100 për qind për produktet që importohen nga këto dy shtete.

Ministri i Tregtisë dhe Ekonomisë së Bosnjës, Mirko Saroviq ka thënë se nuk ka marrë ndonjë njoftim zyrtar nga Prishtina për rritjen e taksës, transmeton lajmi.net.

Megjithatë,  sipas tij nëse ka ndodhur një gjë e tillë, atëherë kjo do të ishte goditja më e madhe për marrëveshjen e CEFTA-s.

“Nëse njëmend Kosova ka vendosur këto masa. Atëherë kjo është goditja më e madhe që i është bërë CEFTA-s ndonjëherë”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme, Këshilli i Ministrave të Bosnjës do të diskutojë për veprimin që ai e quan të njëanshëm.