Bosnja e Hercegovina nuk e njeh Kosovën

Bosnja e Hercegovina nuk e njeh Kosovën

Kosova do të vazhdojë të mos njihet nga Bosnja dhe Hercegovina, por çështja nuk është mbyllur pasi do të shkojë në raundin tjetër.

Kështu është vendosur në mbledhjen e presidencës në Bosnje dhe Hercegovinës, raporton gazeta boshnajke, Oslobođenje, transmeton Insajderi.

Kryesuesi i institcionit, Shefik Xhaferoviq dhe Anëtari i këtij institucioni të presidencës, Zhelko Komishiq, votuan pro njohjes së Kosovës.

Por, kundër doli, Milorad Dodik, duke parandaluar procesin e njohjes së Kosovës nga Bosnja.

Në seancën tjetër do të diskutohet përsëri çështja e njohjes së Kosovës. /Insajderi.com.