Bosnjë: Arrestohen katër policë për dhunimin e një të miture

Bosnjë: Arrestohen katër policë për dhunimin e një të miture

Katër zyrtarë policorë janë arrestuar të mërkurën në Bosnjë-Hercegovinë, pasi dyshohet se kanë dhunuar seksualisht një vajzë të mitur, transmeton Insajderi.

Zyrtarët policorë janë nga kantoni Una-Sana.

Policia federale nuk ka dhënë më shumë të dhëna, meqë sipas saj, bëhet fjalë për një rast të ndjeshëm.

“Siç mësohet jozyrtarisht, policët janë arrestuar në rajonin e Bihaqit”, shkruan Klix.ba.

Ndërkohë mediat lokale raportojnë se viktima është një 15-vjeçare./Insajderi.com