“Bota ka filluar operacionet me robotë, ndërsa ne ende kemi pacientë në lista të pritjes”

“Bota ka filluar operacionet me robotë, ndërsa ne ende kemi pacientë në lista të pritjes”

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifaj, e ka pranuar që “në botë kanë fillua operacionet me robotë, ndërkaq ende ka pacientë që janë në lista të pritjes”.

Këtë, Latifaj e tha në Fakultetin e Mjekësisë gjatë një diskutimi me studentët.

“Që nga dita kur e kam pranuar detyrën e ministrit, kam vepruar tri çështje të rëndësishme. E para, ne duhet ta ruajmë mendjen dhe trurin shkencor”.

Ai ka folur edhe për ikjen e mjekëve nga Kosova për shkak të kushteve.

“E dyta, është që atë që e kemi këtu ta ruajmë, për mua është paradoks që kemi investuar në krijimin e njerëzve tanë që na edukojnë, e kur i bën 65 vjeç i themi faleminderit, pra është një formë që po e largojmë trurin tonë dhe është fatkeqësi që në shumë dhe ne klinikën e Kirurgjisë nuk ka nivel të doktorit dhe e treta duhet t’i përgatisim studentët më mirë në mënyrë që në të ardhmen të kemi mjekë të mirë”, tha Latifaj.

Detyrën Latifaj e mori javë më parë – ai erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për këtë. /Insajderi.com