Botsan-Harchenko: Rusia nuk sheh kushte për negociata efikase të Serbisë dhe Kosovës

Ambasadori i Rusisë në Serbi Aleksandar Botsan-Harchenko ka deklaruar për mediet serbe se “aktualisht Rusia nuk i sheh parakushtet dhe kushtet e nevojshme për negociata efikase në mes të Beogradit dhe Prishtinës, si dhe që kjo çështje duhet të zgjidhet në mënyrë strikte në kornizën e të drejtës ndërkombëtare, në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB”.

Botsan-Harchenko: Rusia nuk sheh kushte për negociata efikase të Serbisë dhe Kosovës

“Moska mund të marrë pjesë në këtë proces, por vetëm kur do të ketë interesim nga Beogradi dhe thirrja gjegjëse nga Beogradi”, ka thënë Botsan-Harchenko i pyetur nga mediet serbe se a duhet të ndryshohet formati ashtu që në të, përveç Bashkimit Evropian, të përfshihen edhe Rusia, Kina dhe SHBA.

Në pyetje se a do ta përkrahë Rusia zgjidhjen e cila do të shkonte në drejtim të korrigjimit të kufijve nëse për këtë pajtohen Serbia dhe Kosova, ai është përgjigjur se për Moskën “nuk mund të ekzistojë korrigjimi i kufijve në mes të dy shteteve, sepse nuk për të shteti i Kosovës nuk ekziston”.

“Kosova është krahinë në kuadër të Serbisë”, ka theksuar ai, duke ia bërë të qartë Vuçiqit qëndrimin e “vëllait të tij të madh”./Insajderi.com.