Banorët e Durrësit të prekur nga tërmeti vijojnë të kenë problematika, tanimë me shpërndarjen e ndihmave dhe jo vetëm.
Për ‘Fax News’, disa banorë shprehen se Rama nuk po u jep asgjë dhe po jetojnë me ato çfarë po i ofron bota.
Një banor thotë:
Bravo Edi Rama, asgjë nuk po na jep, çfarë po ofron bota, nuk duam para duam bukë të ushqehemi.
Ndërkohë, një tjetër shton se po njerëzit po zihen me grushte për ndihmat, duke shkaktuar kështu një kaos të paparë.
Jemi 15 veta, me prindërit me vëllezërit. Na kanë thënë se mund të ikim në Kosovë por nuk mund të lëvizim nga Durrësi. Rrimë jashtë, hapim sytë se hë do të na ndihmojë ndonjë.
Jam vetë e pesta në familje, dolëm zvarrë, u futem njëherë por na ra prap tavani mbi kurriz. Nuk e di ka qenë njeri ta shikojë dhe nëse e kanë shpallur të pabanueshëm. Dy herë janë futur djemtë të marrin ndonjë thes miell që ndodhet brenda, Policia i ka nxjerrë jashtë.
Po marrin ushqime ata që i kanë shtëpitë në rregull, ne fukarenjtë që jemi dëmtuar nuk po marrim asgjë. Unë jam pensionist 75-vjeç, 5 veta në familje gruan të paralizuar
Banoj në lagjen 13 plazh, të bëjnë një magazinë dhe të ndahen njerëzit sipas lagjeve sepse nuk po marrim vesh. Edhe Policët thonë njëri mos më prek me dorë, tjetri nuk merrem me atë punë, tjetri të thotë të fus brenda. Janë 150 mijë banorë në zonë e plazhit, vetëm çfarë kanë ofruar ndihma nga Kosova. Të kërkohet ndarja me zona të identifikohen njerëzit me karta identiteti. Shqiptarë jemi, o Zot.
Shiko edhe promon e re të Indosk: