Brenda 24 orëve, tri raste dhune në familje

Brenda 24 orëve, tri raste dhune në familje

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur tri raste të dhunës në familje.

Sipas policisë, njëri rast ka ndodhur në komunën e Prishtinës ku burri raportohet të ketë rrahur gruan e tij.

Në Gjilan është raportuar një rast i tillë. Një person në ndikimin e alkoolit është fjalosur me motrën e tij dhe më pas ka dëmtuar derën e dhomës së shtëpisë. Këtë rast Policia e Kosovës e ka cilësuar si dhunë familjare/dëmtim prone.

Dje rreth orës 16:15 një personë në Pejë ka sulmuar dhe kanosur ish-gruan e tij. Sipas policisë, nuk raportohet për të lënduar.