është sulmuar fizikisht kryeredaktori i Gazetës" />

Brenda dy muajve sulmohen fizikisht dy drejtuesit e Gazetës Insajderi

Ende pa u bërë dy muaj që nga sulmi fizik ndaj drejtorit të Insajderit, Parim Olluri, sulmohet edhe kryeredaktori Vehbi Kajtazi. Lidhur me sulmin ndaj Ollurit ende nuk ka asnjë të dyshuar apo arrestuar, ndësa për sulmin ndaj Kajtazit në polici është shoqëruar Faton Ramadani.

Brenda dy muajve sulmohen fizikisht dy drejtuesit e Gazetës Insajderi

Sot rreth orës 14:30 në një lokal në qendër të Prishtinës, është sulmuar fizikisht kryeredaktori i Gazetës Insajderi, Vehbi Kajtazi.

Kajtazi u sulmua nga një person i panjohur derisa ishte duke u larguar nga lokali, ndërkohë që në polici është shoqëruar Faton Ramadani, një i afërm i Milaim Zekës.

Gazetari Kajtazi, javën e kaluar ka publikuar një seri shkrimesh lidhur me mashtrimet me viza pune për në Gjermani, që deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka dyshohet tu ketë bërë 920 personave përmes hapjes së një kompanie bashkë me biznesmenin Ilir Krasniqi.

Prokuroria ka nisur hetim lidhur me këtë rast për krim të organizuar, mashtrim dhe shmangie nga tatimi, ndërkohë që Ilir Krasniqi ndodhet në paraburgim.

Sulmi fizik ndaj Kajtazit ka ndodhur brenda më pak se dy muajve nga sulmi fizik i drejtorit të Insajderit, Parim Olluri. Olluri ishte sulmuar në orët e mbrëmjes në hyrje të banesës së tij, në prani të të fejuarës, nga tre persona të panjohur.

Përkundër që kanë kaluar disa javë, dhe policia e Kosovës, ka pamjet e sulmit të siguruara nga bizneset përreth ndërtesës ku ka ndodhur rasti, ende nuk ka asnjë të dyshuar e as të arrestuar.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, përveç që e ka dënuar sulmin ka njoftuar para pak minuatash se edhe gazetarët që kanë shkuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për të përcjellur nga afër gjendjen e Vehbi Kajtazit janë duke u kërcënuar nga disa persona që janë parë aty afër.

Gazeta Insajderi, ka filluar punën në shkurt të vitit 2016, e fokusuar në Gazetarinë Hulmutuese, duke u bërë Gazeta Online më e besuar në Kosovë. /Insajderi.com