Brenda dy orëve vriten katër persona në Shqipëri

Brenda dy orëve vriten katër persona në Shqipëri

Në harkun kohor të dy orëve katër persona u vranë në Shqipëri.

Fillimisht dy persona u gjetën të pajetë në afërsi të fshatit Lalm i Vjetër, Lezhë.

Ndërsa rreth një orë më vonë dy persona u gjetën të vrarë brenda një automjeti në Durrës.

Paraprakisht raportohet se dy personat e vrarë në Durrës mund të jenë vëllezër.

Ata janë identifikuar si Besmir dhe Viktor Haxhia

Për sa i përket vrasjes në Lezhë viktimat janë identifikuar si Kol Murrani, rapsod i zonës dhe Preng Simoni, rreth 60 vjeç.

Policia raporton se kanë gjetur gjurmë të goditjes me armë zjarri në trupin e tyre.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën Lalm i Vjetër të Lezhës, një zonë e thellë malore dhe ka mungesë të infrastrukturës rrugore dhe është një zonë që nuk ka lëvizje të mëdha.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes dhe nëse ka autorë të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë, ku kanë humbur jetën 2 persona. Është ende e paqartë nëse të shtënat me armë kanë ndodhur mes dy viktimave apo ka dhe të tjerë të përfshirë.

Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për të përcaktuar shkakun e rrethanat e ngjarjes.  /Insajderi.com