Në katër muajt e parë të 2020-tës gjithsej 228 lehona në Komunën e Malishevës janë përkrahur me nga 100 euro, apo si shumë totale, 22 mijë e 800 euro, përcjell Insajderi.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Valon Mazreku.
“Kuvendi i Komunës së Malishevë, ka marrë vendim që të përkrahen nënat për çdo fëmijë që lindin, me shumën prej 100 euro dhe ky vendim është duke u zbatuar prej shtatorit të vitit 2018”, thuhet në njoftimin e komunës.
Sipas drejtorit Mazreku, gjatë këtij viti janë paguar mjetet për 228 nëna lehona, të cilat kanë aplikuar për këtë përkrahje, ndërsa edhe brenda muajit maj, varësisht nga aplikimet, pritet të përkrahen edhe 150 nëna të cilat kanë lindur fëmijë./Insajderi.com