Brenda muajit dy punëtorë të “Bechtel Enkas” vdesin në vendin e punës

Vetëm Brenda muajit tetor dy punëtorë të kompanisë së kontraktuar për ndërtimin e autorstradës “Arbën Xhaferi”, "Bechtel Enka" kanë humbur jetën në vendin e punës. Ndërsa numri i përgjithëm i vdekjeve të punëtorëve në këtë kompani arrinë në katër.

Brenda muajit dy punëtorë të “Bechtel Enkas” vdesin në vendin e punës

Një punëtor i kompanisë Bechtel Enka ka vdekur pasi është shkelur nga një kamion duke punuar në ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”, duke e quar në katër numrin e punëtorëve të Bechtel Enkas që kanë vdekur në vendin e punës.

Lajmi është konfirmuar edhe nga policia në rajonin e Ferizajt.

“Rasti ka ndodh sot rreth orës 8:40, sipas informatave të para i ndjeri (35 vjeç) është goditur nga një kamion në punishte”, ka thënë Agim Gashi, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt.

Vdekja e 35 vjeçarit, gjatë aksidentit që ka ndodhur në trasenë ndërmjet fshatrave Kovaqec e Nikaj të Kaqanikut, erdhi disa ditë pasi një tjetër punëtor i kompanisë “Bechtel Enka” vdiq derisa ishte në orar të punës, shkruan Insajderi.

Vdekja e A.Provoliu, 27 vjeçarit nga Kaçaniku, i cili punonte si roje në këtë kompani fillimisht u raportua si vdekje e dyshimtë por më pas u tha se vdiq nga sulmi në zemër.

Kryeinspektori i punës Basri Ibrahimi, kur u pyet nga Gazeta Insajderi për vdekjet në vendin e punës tha se në këtë kompani kishte pasur tri raste të vdekjeve të punëtorëve. Ndërsa me raportimin e sotëm të vdekjes së 35 vjeçarit, ky numër arrinë në katër.

“Prej se ka filluar punën kjo kompani ,kemi 3 raste të vdekjes në vendin e punës”.

“Në të gjitha rastet e vdekjeve në punë që lidhet me kompaninë Bektel Enka të punësuarit që kanë humbur jetën kanë qenë të punësuar të operatorëve ekonomik që kanë qenë nën-kontraktor të Bektel Enkas. Pra, Bektel Enka në të tri keto raste ka kontraktuar kompani të tjera për të kryer punë”, pati thënë Ibrahimi.  /Insajderi.com