Brenda një dite, tri gra marrin trajtime mjekësore pas dhunës në familje

Brenda një dite, tri gra marrin trajtime mjekësore pas dhunës në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se tri raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24-orëve të fundit, njofton Insajderi.

Një burrë është arrestuar të shtunën, si i dyshuar për dhunë fizike ndaj një gruaje në Podujevë.

Ndërsa, dy rastet tjera në Prishtinë dhe në Obiliq, kishin të bënin me dhunë fizike nga bashkëshortët e tyre.

Të tri viktimat kanë marrë trajtime mjekësore.

Disa prej personave të dyshuar janë liruar më procedurë të rregullt, ndërsa njëri prej tyre nuk është gjetur në shtëpi pasi që është larguar nga vendbanimi i tij.

“Podujevë, 17.04.2021 – 14:45. Është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim derisa u raportua për rastin në Podujevë.

“Prishtinë, 17.04.2021-16:37. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare bashkëshorten e tij duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt”, bën të ditur policia.

“Obiliq 17.04.2021-08:45. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar bashkëshorti i saj, i cili i kishte shkaktuar lëndime trupore. Të njëjtës i është ofruar tretman mjekësor. Njësiti policor ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit dhe nuk e kishte hasur në shtëpi. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Insajderi.com