Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës gjatë muajit të kaluar kanë ndërruar jetë 20 pacientë, ndërsa kanë ardhur në jetë 146 foshnje.
Spitali i Përgjithshëm i Pejës mund të konsiderohet si institucioni shëndetësor më transparent sa i përket raportimit të statistikave të shërbimeve.
Ky spital është ndër të paktët ose i vetmi që publikon pa hezitim numrin e pacientëve të vdekur brenda një muaji, derisa këtë gjë disa spitale e klinika nuk e bëjnë as në raportet zyrtare.
Spitali i Pejës ka publikuar statistikat e shërbimeve gjatë muajit shtator të këtij viti. Në këtë spital janë kryer mbi 17 mijë vizita specialistike nga komuna e Pejës, Deçanit, Junikut, Klinikës dhe Istogut.
“Në shtator në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë të shtirë kanë qenë 1,157 pacientë, kanë lindur 146 foshnja dhe nga ta 73 të gjinisë mashkullore dhe 73 të gjinisë femërore, janë kryer 203 operacione, të transferuar kanë qenë 43 pacientë ndërsa që 20 kanë vdekur, 1,315 pacientë kanë bërë 2,328 analiza laboratorike, 145 persona kanë dhuruar gjak ndërsa janë kryer 27,490 shërbime të Infermierisë”, thuhet në njoftimin e spitalit.
“Stafi i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë uron shërim sa më të shpejtë pacientëve që ishin të shtrirë tek ne ndërsa rikonfirmojmë gjithnjë gatishmërinë për ti shërbyer të gjithë qytetarëve me të gjitha kapacitetet që disponojmë”, përfundon njoftimi.