Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku, ka deklaruar se pala kosovare dhe ajo malazeze tashmë janë në fund të bisedimeve për të arritur marrëveshje për njohjen bilaterale të policave të sigurimit kufitar, përcjell Insajderi.
Mazreku ka thënë se brenda një muaji do të hiqet sigurimi kufitar me Republikën e Malit të Zi.
“Më së largu me 15 qershor, në fillim të sezones verore kjo marrëveshje do të jetësohet”, ka pohuar ai për Front Online.
Drejtori i kësaj byro ka deklaruar se nga kjo marrëveshje do të përfitojnë qytetarët kosovarë të cilët për qëndrim dy javorë në Mal të Zi më nuk do të paguajnë shumën prej 15 eurove.
Më tutje, drejtori Mazreku, ka treguar se pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje në këtë shtet fqinj do të udhëtohet me TPL plus, e cila tashmë aplikohet edhe me Serbinë dhe Maqedoninë.
“Ne e quajmë TPL plus i bije që është një lloj sigurimi i ndarë prej asaj që qytetarët udhëtojnë në Serbi dhe Maqedoni dhe tani do t’i shtohet një rubrikë që pjesë e kësaj të jetë edhe Mali i Zi./Insajderi.com