Në vitin 2017 në Kosovë kanë vdekur 80 persona si pasojë e përdorimit të substancave narkotike.
Substancat narkotike, nuk janë diçka e panjohur për qytetaret Kosovës.
Madje droga është duke gjetur përdorim të madh, sidomos nga rinia.
E kjo ka tërhequr vëmendjen e Avokatit të Popullit, Hilmi Jashari ,që është duke bërë një hetim në lidhje me pasojat që po shkakton droga tek qytetarët e Kosovës. Ai sot në një intervistë për media ka folur edhe për statistikat duke thënë se vetëm vitin e kalur kemi pasur mbi 80 raste të vdekjeve nga mbi doza.
“Mbi bazën e të dhënave, që janë të verifikueshme vitin e kaluar kemi pasur mbi 80 raste të vdekjeve nga mbi doza. Për vitin 2018 ende nuk janë përpunuar të gjitha të dhënat” ka thënë Jashari.
Ai po ashtu theksoi se qyteti i Gjilanit është më i prekuri nga kjo dukuri, vetëm në tremujorin e parë ka pasur 5 raste të vdekjes prej overdozës, duke thënë se është zonë e kufirit dhe ekzistojnë dyshime se importohet një drogë sintetike prej Serbisë.
“ Një statistikë për rajonin e Gjilanit për tre mujorin e parë duket shumë shqetësuese.
Në regjionin e Gjilanit në tremujorin e parë ka pasur 5 raste të vdekjes prej ovedrozës, është zonë e kufirit ekzistojnë dyshime se importohet një drogë sintetike prej Serbisë”. Ka shtuar Jashari.