Brenda prillit ngriten 160 aktakuza në Ferizaj

Brenda prillit ngriten 160 aktakuza në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj gjatë muajit prill 2019 ka ngritur gjithsejtë 160 aktakuza ndaj 181 personave për raste të ndryshme penale.

Departamenti për Krime të Rënda ka ngritur shtatëmbëdhjetë  aktakuza ndaj njëzetë e tetë (28) personave, kurse Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie gjatë muajit prill  ka ngritur 143  aktakuza ndaj 153 personave.

Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.