Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, në paraqitjen e tij të sotme njoftoi se brenda shtatë ditëve pritet të arrijnë 500 mijë dozat e vaksinave kineze “Si" />

Brenda shtatë ditëve arrijnë 500 mijë vaksinat kineze në Maqedoninë e Veriut

Brenda shtatë ditëve arrijnë 500 mijë vaksinat kineze në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, në paraqitjen e tij të sotme njoftoi se brenda shtatë ditëve pritet të arrijnë 500 mijë dozat e vaksinave kineze “Sinovac”.

Filipçe tha se ende nuk ka informacione për vaksinat ruse “Sputnik V”, ndërsa për ato “Pfizer” tha se vendi do të vazhdojë të pranojë çdo të hënë mijëra doza nga kjo vaksinë.

“Çdo të hënë vijnë vaksinat Pfizer, këto janë sasi që vijnë nga marrëveshja jonë bilaterale si dhe nga sistemi për solidarizim nga vendet e BE-së. Ende nuk kemi datë të saktë për 100 mijë dozat e Pfizer që duhet të vijnë nga sistemi COVAX gjatë qershorit. Nuk kemi informacione për vaksinat ruse, ndërsa gjatë ditës së djeshme nga ana e Ambasadës Popullore të Kinës jemi informuar se brenda shtatë ditëve mund ti presim 500 mijë dozat e vaksinës Sinovac”, tha mes tjerash Filipçe.

I pari i Shëndetësisë në këtë vend sot tha se rreth një mijë persona që kanë marrë dozën e parë jashtë vendit janë paraqitur për rivaksinim. Filipçe tha se ka biseduar me homologun e tij serb që të hapet një pikë e vaksinimit në kufi me Maqedoninë e Veriut, për qytetarët që do të rivaksinohen.

“Mëngjesin e sotëm kam biseduar me ministrin Lonçar të shohim nëse do të mund të hapet ndonjë pikë vaksinimi më afër vendit tonë për qytetarët që do të duhet të rivaksinohen mes 17 dhe 20 qershorit. Me siguri se do të jetë në njërën prej pikave aktuale, qendrat në Nish dhe Vranjë”, pohoi Filipçe. /Insajderi.com