Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Gazmend Bytyçi, ka bërë të ditur se brenda tri ditësh Coronavirusi ua mori jetën dy vëllezërve kosovarë, njofton Insajderi.
Përmes një postimi në Facebook, Bytyçi është shprehur se Adnan Bucaliu vdiq tri ditë pas vdekjes së vëllait të tij, Agronit.
“Lajm i rëndë. Mbrëmë mora lajmin e kobshëm, se vdiq Adnan Bucaliu, tri ditë pasi i vdiq edhe vëllai, Agroni. Adnani ishte shok e njeri i mirë, me zemër të madhe e të bardhë. Gjithmonë ishte i veçantë, jo vetëm për familjen, por edhe për mua e shoqërinë tonë, përgjithësisht”, ka shkruar ndër të tjera deputeti i PDK-së./Insajderi.com