Breshëri plumbash në Tiranë – hajnat me maska dhe armë hynë në vilën e çiftit të biznesmenëve

Breshëri plumbash në Tiranë – hajnat me maska dhe armë hynë në vilën e çiftit të biznesmenëve

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e pak minutave më parë. Çifti që mbeti i plagosur dhe njëri prej tyre gjeti vdekjen sapo mbërriti në spital, sipas Policisë është sulmuar nga dy persona me maska dhe të armatosur.

Ata kanë pasur për qëllim grabitjen e çiftit, që mësohet se janë biznesmenë të një rrjeti dyqanesh me produkte mielli në Tiranë. Ata kanë qenë në banesë, ndërsa dy persona me armë kanë hyrë në shtëpi.

Ndërsa dy persona të tjera mësohet se kanë qenë në rrugë për të kontrolluar lëvizjet e mundshme.

Bashkëshortët e mbetur të plagosur nga ngjarja e ndodhi pak më parë në Allias janë Petrit Laze dhe bashkëshortja e tij Afërdita. Të dy janë gjendur në breshërinë e armëve të masave dhe gjendje e tyre është e rëndë.

15 persona janë shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë lidhur me ngjarjen, por ende nuk ka detaje. Një automjet i dyshimtë është ndjekur nga Policia, por nuk dihet nëse është i autorëve apo jo.