Breshëri plumbash për biznesmenin e një kafeneje (Video)

Breshëri plumbash për biznesmenin e një kafeneje (Video)

Një biznesmen kafeje është ekzekutuar në një atentat të ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të hënës së 4 qershorit në Vlorë.

Sipas informacioneve të para që përcjell gazetarja e Ora News, Jerola Ziaj, viktima, Vasil Dervishaj është ekzekutuar me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja është shënuar në zonën e njohur si ish-kombinati i peshkut, ose lagjja “Pavarësia”.

Viktima ishte me veturën e llojit ford me targa italiane dhe mendohet se është qëlluar pranë derës së makinës. Xhami i parmë dhe xhamat e pasagjerit janë thyer.

“Më datë 04.06.2018, në lagjen ”Pavarësia” tek ish-kombinati i peshkut, është vrarë me armë zjarri shtetasi V.D., 29 vjeç, banues në Vlorë. Janë ngritur pika kontrolli dhe po krihet zona me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe për identifikimin e kapjen e autorit”, thuhet në informacionin e policisë.

Zyrtarisht policia rezervohet të japë detaje por burimet e Ora News thonë se kemi të bëjmë me një pritë.

Viktima mendohet se ka shkuar të qëllojë me armë një person tjetër. Ky i fundit mendohet se ka qenë vetë i dytë. Në momentin që ka pikasur Dervishaj që mbante një shot gun në dorë e ka qëlluar me breshëri plumbash duke e lënë të vdekur.

Më pas mendohet se janë larguar me një automjet tip benz me portbagazh ngjyrë e zezë.

Policia ka ngritur grupe kontrolli për të mundësuar arrestimin e autorëve. Një nga pistat e hetimit është dhe trafiku i drogës.

Në këtë lagje Vasil Dervishaj mendohet se ka edhe shtëpinë. Viktima është babai i një fëmije të mitur./Ora News/