Brestovci e shënon “çlirimin” nga COVID-19 me “Bac u kry”

Brestovci e shënon “çlirimin” nga COVID-19 me “Bac u kry”

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Bekim Brestovci, ka njoftuar se është shëruar plotësisht nga Coronavirusi.

Derisa bëri të ditur kurimin nga ky virus, Brestovci ka krahasuar “çlirimin” e tij nga Covid-19 me çlirimin e Kosovës.

Nën moton “Bac u kry”, Brestovci ka shkruar në Facebook në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore, për çka thotë se që nga dita e mërkurë nuk ka pasur simptoma të virusit Corona, ndërsa tani ka rezultuar negativ në testim.

“Nga dita e mërkure pa simptoma të COVID 19, por tanimë i testuar dhe me rezultat negativ”, ka shkruar ai.

„BAC U KRY“

Nga dita e mërkure, pa simptome të Covid 19, por tanimë edhe i testuar me rezultat negativ.

Posted by Bekim Brestovci on Friday, July 24, 2020

 

Nga ana tjetër, është Brestovci njëri ndër të cilët, para pak ditësh kishte shpërndarë “recetën” për trajtim të Coronavirusit e cila qarkullonte nëpër rrjetet sociale, për çka më pas Ministria e Shëndetësisë e kishte demantuar duke thënë se duhet të ndiqen vetëm udhëzimet dhe këshillat e dhëna nga mjekët përkatës, MSH dhe IKSHPK. /Insajderi.com/