Britania e Madhe kërkon rishikimin e rolit të UNMIK-ut

Britania e Madhe kërkon rishikimin e rolit të UNMIK-ut

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, përveç përfaqësuesit të SHBA-së edhe Britania e Madhe ka kërkuar rishikim të gjithë rolit të UNMIK-ut dhe përgjegjësive të tij dhe për të siguruar që mandati të mbetet relevant dhe të funksionojë normalisht.

“Kosova ka bërë një progres të pamasë që nga viti 1999 që kur është hartuar Rezoluta 1244, por kushtet në 22 vite pas kësaj janë krejtësisht ndryshe tashmë. Pra është koha për rishikim të gjithë rolit të UNMIK-ut dhe përgjegjësive të tij dhe për të siguruar që mandati të mbetet relevant dhe të funksionojë normalisht. Ne do të vazhdojmë bashkërendimin midis UNMIK-ut dhe OSBE-së”, tha ai.

Britania e Madhe përgëzon Kosovën për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

“Duam të përgëzojmë Kosovën për mbajtjen e zgjedhjeve dhe angazhimin për vendosjen e kryeministrit të ri që reflekton vullnetin e popullit, mbajtja e zgjedhjeve, certifikimi i rezultateve dhe formimi i institucioneve të reja shohim se sa larg ka shkuar Kosova. Shohim që Kosova ka zgjedhur presidenten e re grua dhe ka pesë ministre gra, ky është shembull i mirë për rajonin”, tha ai.

Ndërsa shtoi se të dyja palët duhet të adresojnë periudhën e konfliktit dhe t’i vënë para drejtësisë kryerësit e krimeve të luftës, dhunuesit dhe ata që kanë kryer krime të luftës./Insajderi.com