Britania përshëndet zgjedhjen e Talat Xhaferit

Britania përshëndet zgjedhjen e Talat Xhaferit

Ministria e Jashtme e Britanisë se Madhe përshëndeti zgjedhjen e Kryetarit të ri të Kuvendit, Talat Xhaferin, dhe apeloi të mos pengohet dorëzimi i qeverisë.

“Mbretëria e Bashkuar mbështet vendimin demokratik të shumicës së deputetëve në Maqedoni që të zgjedhin Talat Xhaferin si kryetar Kuvendi. Jemi të gatshëm për bashkëpunim të mëtutjeshëm me të. Thërrasim të gjithë personat, institucionet dhe partitë të mundësojnë transfer pa pengesa dhe pa dhunë te qeverisë. Sa me shpejt formohet qeveria, aq më shpejt do të mund të fiIIojnë zbatimet të’ reformave urgjente për të mirën e qytetarëve të Maqedonisë”, thuhet mes tjerash në shkrimin nga MPJ Britanike nga ku apelojnë që të gjithë liderët të përmbahen nga nxitja e tensioneve ndëretnike./rtk