Brnabic në takim me Pence thekson nevojën e krijimit të Asociacionit

Brnabic në takim me Pence thekson nevojën e krijimit të Asociacionit

Kryeministrja serbe, Ana Brnabic, ka takuar zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence, të cilit ia ka theksuar domosdoshmërinë e themelimit më të shpejtë të Asociacionit  të Komunave me shumicë serbe.

Takimi mes dy palëve ka ndodhur në Samitin e Kartës së Adriatikut ‘US-Adriatic Charter’ (A5), i cili kësaj radhe bashkë-organizohet nga  Mali i Zi dhe Republika e Maqedonisë.

Brnabić dhe Pens gjithashtu diskutuan dialogun e Brukselit dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani. Sipas Brnabic, Serbia ka përmbushur shumicën e marrëveshjeve të Brukselit, duke fajësuar Prishtinën për moszbatimin e tyre, njofton gazeta serbe Blic.

Sipas kryeministres, tashmë dialogu në Bruksel po zhvillohet në “nivel presidencial” dhe atë do ta udhëheq Aleksandar Vuçiq.