Duke komentuar mbi rezolutën e Parlamentit Evropian mbi Serbinë, e cila u miratua javën e kaluar, kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, tha se është “përtej të vërtetës”, kur bëhet fjalë për pjesën e Kosovës dhe përpjekjet e autoriteteve në Beograd për të “Delegjitimuar shtetësinë e Kosovës”, transmeton Insajderi.
Me këto deklarata, Brnabiq vuri në dukje se Serbia nuk e njeh Kosovën të pavarur.
“Komisioni Evropian nuk qëndron pas kësaj rezolute. Është disi një ngushëllim dhe shpresë për mua sepse KE duhet të jetë neutral ndaj statusit, duke marrë parasysh se ka edhe pesë anëtarë të tjerë që nuk e njohin shtetin e paligjshëm të Kosovës,” tha Brnabiq.
Kryeministrja serbe shtoi se “është detyra jonë të lexojmë rezolutën, të jemi sa më autokritikë dhe të ndryshojmë disa gjëra”, tha Brnabiq për ‘TV Happy’. /Insajderi.com