Mosbesuesja

Brnabiq: Nuk u besoj as SHBA-ve as BE-së, por Serbisë

Brnabiq: Nuk u besoj as SHBA-ve as BE-së, por Serbisë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka deklaruar se kur vije puna tek Kosova ajo nuk u beson as Shteteve të Bashkuara të Amerikës as Bashkimit Evropian, por vetëm Serbisë, veçanërisht aftësive të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, njofton Insajderi.

Brnabiq, duke folur për televizionin Pink, tha se kur bëhet fjalë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, situata është aq komplekse saqë është e vështirë t’i besohet kujto tjetër, përveç vetës.

Ajo i ka bërë këto komente derisa ka folur për aktakuzën ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas saj, aktakuza kundër Thaçit, pikërisht në këtë kohë, nuk është e rastësishme./Insajderi.com