Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka deklaruar se me homologun e saj Kosovar, Albin Kurti, nuk ka shkëmbyer asnjë fjalë në darkën tradicionale e cila ishte organizuar për udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor të martën nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell, transmeton Insajderi.
Pas përfundimit të darkës, Brnabiq ka thënë se atmosfera ishte korrekte dhe se pa provokime.
“Nuk kemi shkëmbyer asnjë fjali të vetme në mënyrë të drejtpërdrejtë, por kemi marrë pjesë së bashku dhe atmosfera ishte korrekte, nuk kishte provokime”, ka theksuar ajo, raporton Tanjug.
E pyetur nëse është folur për “non-papers” gjatë darkës, Brnabiq ka pohuar se është folur për këtë çështje, por jo në detaje./Insajderi.com