Brnabiq prenë Kurtin nga fotografia ku janë bashkë

Brnabiq prenë Kurtin nga fotografia ku janë bashkë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, duket se nuk e ka duruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, të jetë krahë saj në një fotografi nga Samiti i Londrës, shkruan Gazeta Insajderi.

Ajo nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Twitter, ka shkruar për samitin e BERZH-it, duke thënë se bashkëpunimi rajonal është një përparësi dhe faktor kryesor në zhvillimin e mëtejshëm ekonomik. Brnabiq, këtij postimi ja ka shtuar edhe disa fotografi, ku në njërën e ka prerë kryeministrin kosovar Albin Kurti.

Kjo është hera e parë që kryeministri Kurti dhe kryeministrja serbe Brnabiq, janë përballë njëri-tjetrit në Londër në samitin për investime në Ballkanin Perëndimor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)./ Insajderi.com

 

Kurti i bëri këtë kërkesë Serbisë në samitin e Londrës