Brnabiq sërish tregohet fashiste, masakrën e Srebenices e quan “keqkuptim të së kaluarës”

Brnabiq sërish tregohet fashiste, masakrën e Srebenices e quan “keqkuptim të së kaluarës”

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq është treguar sërish fashiste lidhur me masakrën e Srebrenicës ku kanë mbetur të vrarë mijëra civil nga forcat serbe, raporton Gazeta Insajderi.

Këtë masakër Brnabiq e ka quajtur “keqkuptim të së kaluarës”.

Në një prononcim për gazetarëve në Jahorinë ajo ka thënë se nuk do të shkojë në përvjetorin e masakrës së Srebrenicës më 11 korrik, raporton Gazeta Insajderi.

Video: 

Brnabiq është shprehur se nëse kthehemi në të kaluarën nuk kontribuon në paqe dhe në stabilitetin e rajonit.

“Unë nuk jam thirrur për përkujtim, kështu që nuk do të shkojë”, ka thënë kryeministrja serbe para gazetarëve gjatë samitit i cili është duke u mbajtur në Sarajevë.

Për gjenocidin në Serbrenicë, ajo ka përdorur termin “krime të tmerrshme” derisa tha që shpreh ngushëllime ndaj familjeve të të gjitha viktimave të Bosnjës dhe Hercegovinës. /Insajderi.com