fbpx

Brovina thotë se fotografinë e ka publikuar edhe më herët

Brovina thotë se fotografinë e ka publikuar edhe më herët

Deputetja nga radhët e PDK-së, Flora Brovina, ka folur në lidhje me rastin e fotografisë që e prezentoi sot në Kuvendin e Kosovës, transmeton Insajderi.com

Sipas saj, fotografia është e një rasti dhunimi që kishte ndodhur gjatë luftës në Kosovë.

Ajo në T7 ka deklaruar se fotografia është fakt i vërtetë dhe se atë e kishte prezantuar edhe më herët.

E pyetur për ngjashmërinë e fotografië me një pamje të video pornografike, Brovina ka thënë se mund të jetë e njejtë.

“Mundet me qenë e njejtë, mundet të jenë bërë edhe të tjera, aty shihen më shumë ushtarë, por detajet nuk i di”, është shprehur Brovina.

Ajo ka thënë se fotografinë e ka prezantuar edhe në një konferencë ndërkombëtare të organizuar për gratë e dhunuara gjatë luftës si dhe në një konferencë që është mbajtur në Qeverinë e Kosovës.