Në Bashkimin Evropian e dinin se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk do të japë dorëheqje, përkundër ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale, ka thënë Virginie Battu-Henriksson, zëdhënëse për Punë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Njofton Insajderi.
Siç shkruan agjencia serbe e lajmeve Tanjug, në Bruksel janë lajmëruar nga Thaçi për planet e tij që nuk do të largohet nga zyra, përveç nëse vjen një moment kur aktakuza vërtetohet.
Sa i përket dialogut që pritet të vazhdojë në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, nga BE thonë se i takon vetëm Prishtinës zyrtare se kë duan ta dërgojnë në dialog./Insajderi.com