Brukseli ka filluar punët për organizimin e një raundi të ri takimesh Kosovë – Serbi

Për shkak të COVID-19 takimi i paraparë për 28 shtator në mes të Avdullah Hotit dhe Aleksandër Vuçiq nuk u mbajt. Por, funksionarët e BE-së në Bruksel kanë filluar tashmë punët për organizimin e një raundi të ri takimesh.

Brukseli ka filluar punët për organizimin e një raundi të ri takimesh Kosovë – Serbi

Tashmë ka filluar puna për organizimin e një raundi të ri të takimeve në mes të delegacioneve të Kosovës e Serbisë në Bruksel, njofton Insajderi.

Kjo pasi takimi që ishte paraparë për të hënën e kaluar, 28 shtator, nuk u mbajt, si pasojë e disa masave anti-COVID.

Fillimin e punëve për zëvendësimin e kësaj date me një datë tjetër, e ka konfirmuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një prononcim për mediat serbe.

“Jemi duke punuar drejt mbajtjes së takimeve të reja, oraret  dhe agjendën e të cilave do ta bëjmë të ditur paraprakisht”, ka shpjeguar Stano./Insajderi.com