Brukseli para Uashingtonit

Brukseli organizon takim para Uashingtonit

Brukseli ka ftuar palën kosovare dhe atë serbe në një takim para atij që do t zhvillohet më 27 qershor në Uashington. Takimi në Bruksel pritet të mbahet me datën 25 qershor.

Brukseli organizon takim para Uashingtonit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq ose kryeministrja serbe Ana Bernabiq, do të shkojnë të enjten në Bruksel për të hapur në mënyrë simbolike rifillimin e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky takim vjen pak para nisjes për në Uashington, ku me 27 qershor Kosova e Serbia udhëtojnë për t’u takuar nën ndërmjetësimin e emisarit amerikan, Richard Grenell.

Lajmin për një takim para atij të Uashingtonit e ka thënë koha.net, dhe sipas të njëjtit burim njoftohet se gjatë verës planifikohet të ketë më shumë takime të cilat mund të rezultojnë me një samit në Paris, ku do të marrin pjesë përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë si dhe dy figura të fuqishme të politikës evropiane. /Insajderi.com