BSPK: Të miratohet Ligji për pagat

BSPK: Të miratohet Ligji për pagat

Sot në Kosovë nuk po mësohet por po protestohet. Bashkimi i Sindikatave të Pavarura po proteston në Prishtinë.

Ata po kërkojnë që të miratohet ligji i pagave dhe njëkohësisht po kërkojnë që qeveria të ju jap 100 euro deri në miratimin e këtij ligji.

Atdhe Hykolli edhe njëherë i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që sa më shpejt të miratojë ligjin e pagave.

Hykolli ka thënë se mësimdhënësit janë shtylla e këtij vendi. Ai ka thënë se nuk do të tërhiqen nga kërkesa e tyre deri në arritjen e qëllimit të tyre.

Ndërsa Rrahman Jashari është shprehur se BSPK-ja është shumë e madhe,

Ai ka falënderuar pjesëmarrësit për pjesëmarrësit. Ai tha se Qeveria e Kosovës po qëndron në Amerikë. Ai ka kërkuar nga Qeveria të këndellet dhe në rast se nuk ka përmisime do të ketë veprime edhe më radikale.

‘’Qeveria e din që kërkesat tona janë të drejta, ne po dojmë ligjin e pagave, qeveria duhet të këndellet ndryshe do të përballet edhe me veprime më radikale’’ ka thënë Jashari.

Në këtë protestë prezent ishin edhe Policia e Kosovës.

Prezent në këto protestë prezent ishte dhe Nexhat Llumnica nga Sindikata e Re e KEK-ut, ku ka kërkuar nga Qeveria miratimin e kërsave.

Lidhur me protestën e sotme edhe Këshilli i Prindëve në një përgjigje për Shqip.com janë shprehut se mospajtimi nga SHBASHK-u dhe Ministria e Arsimit është duke dëmtuar procesin mësimor dhe “faturat” po i paguajnë nxënësit./Shqip.com