“Bujanovacke”: Shqiptarët nga Kosova po shkojnë në Bujanovc për t`u vaksinuar ndaj COVID-19

“Bujanovacke”: Shqiptarët nga Kosova po shkojnë në Bujanovc për t`u vaksinuar ndaj COVID-19

Qindra qytetarë nga Kosova, në mesin e të cilëve edhe të etnisë shqiptare, po vaksinohen kundër COVID-19 në Qendrën Shëndetësore në Bujanoc, transmeton Insajderi.

Siç raportohet nga media “Bujanovacke”, këta kosovarë kanë arritur në Bujanoc të enjten me dhjetë autobusë nga Ranilugu, Gjilani, Kamenica dhe zonat përreth.

Sipas këtyre raportimeve, shqiptarët nga Gjilani shkuan për t’u vaksinuar sepse nuk kanë vaksina në Kosovë dhe e shfrytëzuan mundësinë që iu ofrua.

Sipas drejtorit të Qendrës Shëndetësore atje, Daliborka Pavloviq, ky institucion shëndetësor u dha hapësirë ​​kolegëve nga Kosova vetëm me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas informacionit jozyrtar nga burimet e “Bujanovacke” nga Qendra Shëndetësore, të paktën 300 persona nga Kosova mbërritën, dhe fotot nga ky institucion dëshmojnë turmën. /Insajderi.com