Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në lidhje me zhvillimet në Rripin e Gazës, thotë se “qëndrim" />

Bujar Osmani: I dënojmë sulmet raketore ndaj civilëve në Izrael

Bujar Osmani: I dënojmë sulmet raketore ndaj civilëve në Izrael

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në lidhje me zhvillimet në Rripin e Gazës, thotë se “qëndrimi i tij është i qartë”.

Ai tha se Maqedonia e Veriut kërkon deeskalim të tensioneve, ndërsa ka dënuar “sulmet raketore ndaj civilëve në Izrael”.

“Qëndrimi ynë mendoj se ishte i qartë, kërkojmë deeskalim e tensioneve, të mbrohen civilët nga sulmet”, ka thënë Osmani.

“Kuptohet se i dënojmë sulmet raketore ndaj civilëve në Izrael dhe i përkrahim përpjekjet ndërkombëtare, para se gjithash edhe të Bashkimit Evropian që të gjendet sa më shpejtë zgjidhje”, ka deklaruar më tej kryediplomati i Maqedonisë së Veriut. /Insajderi.com