Protesta dhe të holla për bujqit

Bujqit protestojnë – pak më vonë qeveria ua ndanë 53 milionë euro

Bujqit kanë protestuar sepse duan para nga Qeveria. Qeveria ua ndau 53 milionë.

Bujqit protestojnë – pak më vonë qeveria ua ndanë 53 milionë euro

Bujqit e Kosovës kanë protestuar meqë janë shprehur të pakënaqur me mungesë grantesh dhe mos mbështetje të mjaftueshme institucionale, derisa në të njëjtën ditë, qeveria e Kosovës, pak më vonë, ka ndarë 53 milionë euro pikërisht për bujqit, njofton Insajderi.

Këto 53 milionë euro do ju shpërndahen si grante e subvencione bujqve gjatë 18 muajve të ardhshme.

Kjo pas nënshkrimit të programit për zhvillim rural dhe programit të pagesave direkt.

Bujqit në protestën e tyre gjithashtu kanë kërkuar luftimin e keqpërdorimeve, zhvillim të sektorit të bujqësisë, mbrojtje të bujkut si dhe mbrojtje te prodhimtarisë bujqësore të Kosovës.

Bujqit protestuan për rreth një orë të premten me makineritë e tyre bujqësore, para Ministrisë së Bujqësisë.

Derisa brenda saj u dha lajmi se përveç kësaj pjese që po ndahet tani, për bujqit do të ketë edhe para të tjera.

“Kjo që nënshkruani sot është pjesë e buxheti të rregullt të Ministrisë së Bujqësisë për programin e bujqësisë. Ndërkaq sapo të miratohet buxheti në Kuvend, të cilin ne e kemi votuar në qeveri. Në kuadër të fondit që është 384 milionë euro për rimëkëmbje ekonomike si ndihmë bizneseve, qytetarëve dhe bujqve. Pjesa e bujqësisë do të ketë një përkrahje të konsiderueshme”, u ka thënë bujqve, kryeministri Avdullah Hoti.

Ndërsa ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, i ka siguruar bujqit e Kosovës se do të shikojë çfarë mund të bëhet edhe për kërkesën e tyre për keqpërdorimet që kanë ndodhur në të kaluarën.

“Sa i përket problemeve që janë shtresuar në ministri këto 10-15 viteve të fundit, unë pajtohem që duhet të analizohen dhe të raportohen në prokurori dhe polici ku dyshojmë që ka shkelje të ligjit. Për të gjitha këto do të përdorim rrugët ligjore”./Insajderi.com