Buka që hanë qytetarët lihet korridoreve e para dyqaneve

Buka që hanë qytetarët lihet korridoreve e para dyqaneve

Buka që hanë banorët e një lagjeje në Prishtinë, lihet para dyqaneve e në korridore në kushte krejtësisht johigjienike.

Fabrika e Bukës në Ferizaj, furnizon dyqanet e Lagjes “Kalabria” në Prishtinë në ora shtatë të mëngjesit. Por, dyqanet hapen rreth orës tetë. Furnizuesit nuk i pengon ky fakt që të kryejnë punë.

Ata shkarkojnë pakot dhe koshat me bukë duke i lënë në hapësira me pluhur dhe të papastra siç janë korridoret e banesave dhe hyrjet e dyqaneve. Bukën e lënë të pambuluar dhe të pambështjella me qese, siç parashihet me ligj.

Pamje të tilla të koshave të bukës shihen çdo mëngjes. Kur, dyqanxhinjtë hapin lokalet, marrin bukën dhe e vendosin në rafte për t’ua shitur klientëve gjatë ditës. /Insajderi.com

20160928_071606