Bukoshi flet për shumën që ndau qeveria për shërimin e tij

Bukoshi flet për shumën që ndau qeveria për shërimin e tij

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë 30 mijë euro për shërimin jashtë vendit të ish-kryeministrit në ekzil Bujar Bukoshi.

Ai nuk ka dhënë detaje për gjendjen e tij shëndetësore por vetëm është deklaruar se është falënderues ndaj qeverisë për ndarjen e këtyre mjeteve për shërimin e tij.

“Rreth gjendjes sime shëndetësore nuk dua të flas. E falënderoj qeverinë për ndarjen e mjeteve”, ka thënë Bukoshi për Express.