Bullgaria dhe Greqia i dhurojnë 70 mijë vaksina të Maqedonisë së Veriut

Bullgaria dhe Greqia i dhurojnë 70 mijë vaksina të Maqedonisë së Veriut

Bullgaria dhe Greqia i dhurojnë 70 mijë vaksina Maqedonisë së Veriut, njofton Insajderi.

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut Venko Filipçe ka deklaruar javën e ardhshëm pritet të arrijnë 20 mijë vaksina donacion nga Greqia dhe 50 mijë nga Bullgaria.

“Në mënyrë shtesë në qershor priten vaksinat e Fajzer, përmes marrëveshjes direkte me prodhuesin dhe atë që e presim të arrij përmes sistemit Kovaks dhe vaksinat kineze. Kështu që në muajin qershor në pajtim me numrin e qytetarëve të paraqitur dhe se bashku me qytetarët e paraqitur, pjesë të kontingjentit kritik, përmes odave ekonomike, besoj se tempo do të jetë e njëjtë sikurse deri tani. Deri tani janë vaksinuar 230 000 qytetarë””, ka deklaruar ministri maqedonas i shëndetësisë Filipçe

Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi nga ana tjetër kë bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vendin finj janë vaksinuar 11.598 persona kundër Covid-19.

Nga Ministria e Shëndetësisë e RMV-së gjithashtu njoftojnë se në këtë vend janë aplikuar 290.829 vaksina, prej të cilave 59.815 paraqesin dozën e dytë. Ndërkaq, numri i personave që kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 427.535. /Insajderi.com