Bullgaria kërkon të shpërbëhet paketa Shqipëri – Maqedoni e Veruit, sa i përket negociatave me Bashkimin Evropian për integrim, transmeton Insajderi.
Ndonëse vendimi i Këshillit për Çështje të Përgjithshme të BE-së që u mblodh në qershor u mor për penalizim të këtyre dy vendeve si shkak i ndikimit nga vetoja e Bullgarisë për fqinjtë maqedonas për shkak të mosmarrëveshjeve identitare që kanë mes vete, ky vend ka kërkuar që perspektiva e Shqipërisë të mos bllokohej meqë i “meritonte negocitatat’.
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë thotë se në debatet e qershorit midis kryediplomatëve evropianë në Luksemburg, ndaj Shqipërisë nuk ka pasur rezerva, raporton ‘Ora News’.
“Për ne, parimi i meritës i secilit vend kandidat mbetet parimi i udhëheqës në procesin e zgjerimit. Në bazë të kësaj dhe të progresit të arritur nga Shqipëria në plotësimin e kushteve përkatëse, bëmë thirrje edhe në Këshillin e fundir që të miratohej Korniza e Negociimit me Shqipërinë”, thonë nga MPJ bullgare.
“Përpjekjet e Shqipërisë duken edhe me bindëse duke pasur parasysh dy rrethanat, si vështirësitë prej pandemisë së Covid-19 dhe rimëkëmbjen nga tërmeti i 2019-ës. Është e rëndësishme që qeveria tjetër t’i ndjekë ato me të njëjtin përkushtim”.
Ndërsa dihet pozicioni pozitiv për Tiranën, Sofia është shprehur se do të vijojë dialogun me Shkupin për tema ende të pazgjidhura me besimin, që me t’i adresuar ato, dy shtetet kandidate të mund t’i hapin negociatat me Bashkimin Evropian, brenda presidencës sllovene. /Insajderi.com