Bulliqi: Anulimi i ndërtimit të Spitalit të Podujevës është hakmarrje politike

Bulliqi: Anulimi i ndërtimit të Spitalit të Podujevës është hakmarrje politike

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka deklaruar se anulimi i ndërtimit të Spitalit të Podujevës është “hakmarrje politike”

Ai tha se ka dërguar shkresë zyrtare ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtorit tq SHSKUK-së, Valbon Krasniqit.

Në anë të një postimi Facebook, Bulliqi tha se ky spital është shumë i nevojshëm për qytetarët e Besianës.

“Ministri Zemaj muaj më parë në kohë të fushatës elektorale së bashku me ekzekutivin e asaj kohe, në konferencë për media patën prezantuar edhe projektin për Spitalin e Podujevës, por tani Qeveria në detyrë ka anuluar të gjitha procedurat për Spitalin i cili është jashtëzakonisht i nevojshëm për qytetarët e Komunës sonë”.

Krejt këtë Bulliqi e lidhi me rezultatin zgjedhor të 29 nëntorit, ku Lëvizja Vetëvendosje fitoi zgjedhjet lokale pa balotazh. /Insajderi.com